Meksikë, FMN parashikon një rënie prej 9% të PBB-së
BKT
   Bota

Meksikë, FMN parashikon një rënie prej 9% të PBB-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMI) ka përmirësuar lehtë parashikimet për ekonominë meksikane duke kaluar nga një kontraktim prej 10,5% në një rënie prej 9% të PBB-së në 2020-n.

“Në bazë të këtyre projektimeve, do të duhen disa vite që punësimi, të ardhurat dhe varfëria të rikthehen në nivelin para pandemisë”, theksoi FMN-ja në raportin e saj të përvitshëm për ekonominë e vendit.

Në raportin e saj të ri, institucioni thekson se progreset e realizuara në vend gjatë dekadave të fundit janë reduktuar dhe tashmë problemi afatgjatë i rritjes së dobët ekonomike të Meksikës duket se do të përkeqësohet.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për më shumë se 80 000 të vdekur si pasojë e pandemisë së COVID-19 dhe rreth 12 milionë punonjës kanë humbur vendet e punës, shumica në sektorin informal.

Sipas institucionit monetar, një rimëkëmbje me “dy shpejtësi” duket në horizont me një rikthim në industrinë e prodhimit të nxitur nga kërkesa e jashtme, megjithëse kërkesa e brendshme mbetet e dobët.