Indi, 971 viktima dhe mbi 78.500 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Indi, 971 viktima dhe mbi 78.500 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 971 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 105.526.

Në 24 orët e fundit në Indi, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 971 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 971 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 105.526.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 78.524 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6.835.655.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.827.704.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.