Zbulohet dokumenti sekret: Vaksina del për një muaj
BKT
Shëndetësi

Zbulohet dokumenti sekret: Vaksina del për një muaj

Dozat e para të vaksinës antiCovid, pritet të ofrohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, që nga muaji i ardhshëm, pasi pesë qendra të vaksinimit masiv janë planifikuar të jenë në veprim deri në Krishtlindje.

Raporti sekret i publikuar nga “The Sun”, ka zbuluar se qindra staf të NHS, do të vendosen në pesë pika në të gjithë vendin, duke injektuar dhjetëra mijëra vaksina për publikun çdo ditë.

Shtresat më vunerabël ndaj koronavirusit do të jenë ata që do të vaksinohen të parët, në qendra të administruara nga infermierë dhe mjekë praktikantë në Leeds, Hull dhe Londër, raportojnë dokumentet.

Përveç këtyre pesë qyteteve kryesore, mjekëve të përgjithshëm dhe farmacistëve do t’iu kërkohet të ndihmojnë në përpjekjet masive të vaksinimit, me një njësi ambulatore  të lëvizshme që do të përdoret për të arritur tek komunitetet e rrezikuara dhe në shtëpitë e kujdesit.


MË SHUME NGA Shëndetësi