Republika Çeke shënon rekord të ri të rasteve ditore me koronavirus
Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se rritja e re e konfirmuar e rasteve ditore ishte 5.335 të mërkurën, pothuajse 900 më shumë se rekordi i një dite më parë.
Infeksionet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Republikën Çeke kanë arritur një rekord të lartë për të dytën ditë radhazi, duke tejkaluar 5 mijë raste në ditë për herë të parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se rritja e re e konfirmuar e rasteve ditore ishte 5.335 të mërkurën, pothuajse 900 më shumë se rekordi i një dite më parë.
Republika Çeke aktualisht ka më shumë njerëz që rezultojnë pozitiv çdo ditë sesa vendet fqinje, përfshirë Gjermaninë me një popullsi tetë herë më të lartë.
Qeveria po planifikon të shpallë një masë të re për të parandaluar valën e shpërthimit të premten.
Republika Çeke ka raportuar 95.360 raste të virusit që nga fillimi i pandemisë, me 829 vdekje. Aktualisht, 43.764 janë të prekur nga virusi, me 1.563 të shtruar në spital.























