Elyse: Azerbajxhani dhe separatistët drejt një armëpushimi
BKT
   Bota

Elyse: Azerbajxhani dhe separatistët drejt një armëpushimi

Azerbajxhani dhe separatistët e Nagorni-Karabahut, të mbështetur nga Armenia, po orientohen drejt një armëpushimi sot në mbrëmje, njoftoi presidenca franceze pas bisedave telefonike me palët në konflikt.

“Po orientohemi drejt një armëpushimi këtë mbrëmje ose nesër, por është akoma i brishtë”, deklaroi Elyse në përfundim të bisedave telefonike të presidentit francez, Emmanuel Macron me kryeministrin armen, Nikol Pachinian dhe presidentin azer, Ilham Aliev.

Franca bashkëdrejton grupin e ndërmjetësimit, të ashtuquajtur të Minskut, me Rusinë dhe SHBA-në./atsh