Hapet rrugë për licencimin e psikologëve
Me nënshkrimin e vendimit për plotësim ndryshim të Statutit të Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës i është hapur rrugë shqyrtimit të kërkesave për licencim të psikologëve klinikë dhe psikologëve të profileve tjera të psikologjisë, të cilët plotësojnë kriteret për licencim. Licencimin do ta bëjë Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka aprovuar kërkesën për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës. Vendimi që tashmë është fuqizuar me rastin e nënshkrimit nga ministri Armend Zemaj, i ka hapur rrugë shqyrtimit të kërkesave për licencim të psikologëve klinikë dhe psikologëve të profileve tjera të psikologjisë, të cilët plotësojnë kriteret për licencim. Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Zemaj, obligohet Bordin për licencim dhe regjistrimin e profesionistëve shëndetësor që të shqyrtoj kërkesat për licencim të psikologëve klinikë dhe psikologëve të profileve tjera të psikologjisë, të cilët deri në këtë vendim kanë plotësuar kriteret për licencim.
Vendimi precizon se obligohet bordi për licencim dhe regjistrimin e profesionistëve shëndetësor të licencoj psikologët klinik dhe psikologët e profileve tjera sipas dispozitave të udhëzimit administrativ numër 10/2011, për licencimin e profesionistëve tjerë shëndetësor dhe udhëzimit administrativ 06/2017 për shkollimin specialistik dhe licencimin e psikologëve klinikë.























