Përmasa shqetësuese të pandemisë në Zvicër, konfirmohen 4068 raste të reja
BKT
   Bota

Përmasa shqetësuese të pandemisë në Zvicër, konfirmohen 4068 raste të reja

Siç ishte parashikuar edhe gjatë javës së kaluar, trendi shqetësues i rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus ka vazhduar edhe gjatë fundjavës.

Që nga fundi i shtatorit, BAG nuk raporton gjatë të shtunës dhe të dielës, ashtu që rastet e regjistruara gjatë fundjavës, i publikion të hënën.

Kështu, Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 4068 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona në tri ditët e fundit.

Tani, mesatarja 7 ditore e infeksioneve është 1071 ose plot 153 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Shkalla mesatare pozitive e 7 ditëve të fundit ka arritur në 9.1 për qind që do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar tashmë shumë.

Numri i testeve të kryera në  7 ditët e fundit ka qenë 12,134 teste në ditë dhe kështu është rritur për 29 për qind krahasuar me javën e mëparshme, përcjell albinfo.ch

BAG po ashtu ka raportuar edhe 7 raste të reja të vdekjes. Pranimet në spital kanë qenë 15 persona në ditë ose 40 për qind më shumë se në javën e kaluar.