Borrell: Vendimet e Ankarasë do të çojnë në tensione të reja
Bashkimi Europian dënoi sot tensionet e shkaktuara nga vendimi i Ankarasë për të kthyer një anije kërkimi në ujërat greke dhe do të vendosë për masën që do të jepet në Samitin e rradhës Europian.
“Vendimet e fundit të marra nga Ankaraja janë për të ardhur keq dhe do të çojnë në tensione të reja, në vend të shpërshkallëzimit që kemi kërkuar në samitin e fundit europian”, tha eurodiplomati i lartë, Josep Borrell.
“Misioni i ri i anijes kërkimore sizmike “Oruç Reis” do të diskutohet nga liderët europianë në samitin e tyre të ardhshëm”, shtoi ai, pas një takimi me homologët e tij të BE-së në Luksemburg.
Nga ana e saj, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se nëse Ankaraja vazhdon veprimet e saj të paligjshme, BE-ja do të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion./atsh























