Castex: Franca po përgatitet për mundësinë e një “no deal” postBrexit
Franca po përgatitet për mundësinë e një mosmarrëveshjeje tregtare postBrexit me Britaninë, pas skadimit të periudhës aktuale të tranzicionit në fund të vitit.
“Edhe pse Franca dëshiron të shmangë një “no deal”, ajo po përgatitet për të gjithë skenarët e mundshëm, në koordinim të ngushtë me partnerët e saj europianë dhe Komisionin Evropian”, tha sot kryeministri francez, Jean Castex.
“Negociatat për një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme do të vazhdojnë”, shtoi ai.
Castex theksoi se të gjitha ministritë po punojnë për gjetjen e mënyrave mbështetëse për sektorët që do të preken më shumë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë fundjavës, ka caktuar të enjten si afat të fundit për të arritur një marrëveshje.
Nga ana e tij, BE tha se mund të arrihej një dakordësi deri në fund të muajit./atsh























