17:08 / 13.10.2020
Palestina shënon 4 vdekje dhe 516 raste të reja me COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë, Mai Al-Kaila tha se numri i ri sjell shifrat totale në 56.467 raste të konfirmuara, përfshirë 459 vdekje dhe 49.332 të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës sot ka regjistruar 4 vdekje dhe 516 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Shëndetësisë, Mai Al-Kaila tha se numri i ri sjell shifrat totale në 56.467 raste të konfirmuara, përfshirë 459 vdekje dhe 49.332 të shëruar.
Shifrat e sotme u regjistruan në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, duke përjashtuar Kudsin Lindor.
Që prej shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë mbi 1.08 milionë jetë njerëzish në mbarë botën.























