17:52 / 13.10.2020
Rusia aprovon testimin e vaksinës për COVID-19 për personat mbi 60 vjeç
Ministria e Shëndetësisë së Rusisë ka aprovuar testimin e vaksinës për COVID-19, të emërtuar Sputnik V, për 110 vullnetarë të moshës mbi 60 vjet, ka njoftuar agjencia e lajmeve RIA sot.
Testimi do të bëhet përkrah testimeve të fazës së fundit, të njohur si Faza III, të vaksinës në mbi 40 mijë vullnetarë në Moskë.























