23:41 / 13.10.2020
Belgjika rrit kapacitetin e pritjes në kujdesin intensiv
Belgjika vendosi sot të rrisë numrin e shtretërve spitalorë të kujdesit intensiv të rezervuar për pacientët me COVID-19, për shkak të një rikthimi të mprehtë të infektimeve, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Vinciane Charlier.
“Tani e tutje, 25% e afërsisht 2 000 shtretërve në ICU, në vend, do të duhet të rezervohen për “pacientët COVID”, kundrejt 15%-shit të tanishëm”, tha ajo.
Belgjika, ku 10 211 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, po përjeton një përshpejtim të mprehtë të infektimeve që nga mesi i shtatorit, gjë që ka rezultuar në një reagim të mprehtë në shtrimet në spital dhe vdekjet, gjatë ditëve të fundit./atsh























