Lavrov: Turqinë nuk e kemi pasur kurrë aleate strategjike
BKT
   Bota

Lavrov: Turqinë nuk e kemi pasur kurrë aleate strategjike

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, në një intervistë është shprehur se, “ne kurrë nuk e kemi kualifikuar Turqinë si aleaten tonë strategjike dhe nuk pajtohemi me mendimin e saj mbi mundësinë e një zgjidhjeje ushtarake për Karabakun”.

Gjatë intervistës, Llavrov ka lënë të kuptohet se mospajtimet më të mëdha me Turqinë i ka në lidhje me mbështetjen turke për Azerbajxhanin.

Turqia ka dalë hapur në mbështetje të Azerbajxhanit në konfliktin me Armeninë, për kontrollin e rajonit të Nagorni Karabakut, rajon i cili ishte shkëputur me luftë në vitet e 90-ta nga Azerbajxhani.

Kjo deklaratë e Lavrovit tregon për “ftohjen e raporteve me Turqinë”. Marrëdhëniet ruso-turke nuk kanë qenë të mira edhe në raport me diktatorin sirian Bashar Al Asad, pastaj ndeshje interesash në mes dy shteteve janë shënuar edhe në Libi, për të kulmuar tash lidhur me Azerbajxhanin.