17:25 / 14.10.2020
Holanda mbyll përkohësisht disa njësi urgjence spitalore
Sistemi shëndetësor holandez po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të rritjes së numrit të pacientëve me COVID-19, duke mbyllur përkohësisht njësitë e urgjencës spitalore në qytete të shumta.
“Sot u pa e nevojshme që njësitë e urgjencës spitalore në Amsterdam, Roterdam dhe Hagë të mbylleshin për disa orë, për shkak të mungesës së personelit dhe shtretërve”, tha Ernst Kuipers, kreu i rrjetit holandez për Kujdesin Mjekësor Akut .
“Pacientët e urgjencës u shpërngulën në spitale të tjera ose në qytete të tjera”, shtoi ai para parlamentit.
Si reagim ndaj numrit në rritje të rasteve të COVID-19, qeveria ka ashpërsuar kufizimet dhe ka vendosur një bllokim të pjesshëm në vend./atsh























