17:58 / 14.10.2020
SHBA thirrje Arabisë Saudite për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin
Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo u përpoq sot të bindë Arabinë Saudite të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin, sikurse EBA dhe Bahreini.
“Ata kontribuojnë shumë në qëllimet tona të përbashkëta të paqes dhe sigurisë rajonale”, tha Sekretari i Shtetit, duke iu referuar marrëveshjeve historike midis shtetit hebre dhe këtyre dy vendeve arabe të Gjirit, të nënshkruara në mes të shtatorit nën kujdesin e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ata pasqyrojnë ndryshimet në zhvillim e sipër në dinamikën e rajonit. Shpresojmë që Arabia Saudite ta konsiderojë normalizimin e marrëdhënieve, gjithashtu”, shtoi ai.
Një njohje e Izraelit nga Arabia Saudite do të ishte një pikë kthese e vërtetë në Lindjen e Mesme./atsh























