‘Eli Lilly’ ndalon testimin e antitrupave për trajtim të koronavirusit
BKT
Shëndetësi

‘Eli Lilly’ ndalon testimin e antitrupave për trajtim të koronavirusit

Për arsye sigurie, prodhuesi i ilaçeve "Eli Lilly" është duke ndalur ekzaminimin e antitrupave monoklonale kundër koronavirusit.

Provat klinike zakonisht ndërpriten pasi vullnetarët pësojnë një efekt anësor ose sëmuren, por kompania nuk ka dhënë detaje se çfarë ndodhi në këtë rast, raporton CNN.

Studimi, i cili vlerëson antitrupin neutralizues të ‘Eli Lilly’ si një trajtim për COVID-19 në pacientët e shtruar në spital, sponsorizohet nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH).

‘Eli Lilly’ teston një kombinim të dy proteinave të krijuara në laborator të sistemit imunitar të quajtur antitrupa monoklonalë për të trajtuar pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Kompania ‘Regeneron’ aplikoi një trajtim të ngjashëm te presidenti i SHBA-së Donald Trump në fillim të këtij muaji.

Ideja e trajtimit me antitrupa monoklonale është t'i japë sistemit imunitar një avantazh në luftën kundër virusit.

Trajtimet përdorin antitrupa që janë të vendosur të neutralizojnë koroanvirusin në mënyrë më efektive, dhe ato aplikohen me injeksion.


MË SHUME NGA Shëndetësi