Macron: Shtetrrethim nate në Paris dhe tetë qytete të tjera
BKT
   Bota

Macron: Shtetrrethim nate në Paris dhe tetë qytete të tjera

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot në mbrëmje një shtetrrethim midis fashës orare 21:00-06:00 në Paris, Marsejë dhe shtatë qytete të tjera, që janë në gatishmëri maksimale për shkak të numrit të rasteve të COVID-19.

“Ne nuk e kemi humbur kontrollin mbi virusin, por kjo është një situatë shqetësuese dhe sistemit shëndetësor i ka mbetur pak kapacitet, sepse rastet e infektimit po ndodhin në të gjithë vendin dhe personeli është i lodhur pas valës së parë të epidemisë në pranverë”, këmbënguli ai.

Macron theksoi se me këtë lëvizje qeveria synon të ulë numrin e infektimeve ditore nga mesatarja aktuale prej 20 000 në 3 000-4 000, sepse në këtë mënyrë ajo mund ta menaxhojë.

Shtetrrethimi hyn në fuqi të shtunën./atsh