Samiti dy ditor i BE-së: Situata nga COVID-19 dhe Brexit
Situata nga COVID- 19 dhe Brexit pritet të jenë çështjet kryesore në samitin dy ditor të Bashkimit Evropian që mbahet në Bruksel.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, pritet të nxisë udhëheqësit e BE- së të jenë më fleksibël në financimin më të madh të BE-së për programet Europiane dhe mbi sundimin e ligjit, dy çështje që kanë bllokuar bisedimet mbi buxhetin midis parlamentit dhe vendeve anëtare, përcjellë euronews.albania.
Në fund të ditës së parë të samitit Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen do të dalë në një konferencë për mediat së bashku me kreun e Këshillit Europian Charles Michel.
Në takimin e fundit të Këshillit Evropian udhëheqësit e BE- së i bënë thirrje Këshillit dhe Komisionit që të shtojnë më tej përpjekjet e përgjithshme koordinuese dhe të punojnë në zhvillimin dhe shpërndarjen e një vaksine.
Drejtuesit do të vlerësojnë progresin e bërë ne këtë aspekt duke u ndalur edhe tek qasja e koordinuar ndaj masave të udhëtimit.























