Ndalimqarkullimi në Francë, “kyçet” Holanda dhe Anglia, Gjermania
BKT
   Bota

Ndalimqarkullimi në Francë, “kyçet” Holanda dhe Anglia, Gjermania

Gjermania raporton rekordin me 6.638 raste, kyçet Holanda, Anglia

Francezët në 4 deri 6 javët e ardhshme do duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit në Paris dhe në tetë qytete të tjera, për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se nga dita e shtunë për deri 6 javët e ardhshme, qytetarët e Parisit, Marsejës, Tuluzës, Lionit dhe 5 qyteteve të tjera do u ndalohet qarkullimi në rrugë nga ora 21:00 deri në 06:00.

Për ata që shkelin urdhrin, gjobat do nisin nga 135 euro, ndërsa për përsëritësit është 1.500 euro.

Sipas Macron, vendi e ka humbur kontrollin e virusit që deri tani ka vrarë rreth 29 mijë qytetarë.