Berset: Pandemia po përkeqësohet më shpejt se kudo tjetër
BKT
   Bota

Berset: Pandemia po përkeqësohet më shpejt se kudo tjetër

Vala e dytë e COVID-19 po i afrohet Zvicrës më shpejt se kudo tjetër, paralajmëroi sot ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, me një numër rastesh të reja të përditshme që po thyejnë rekorde çdo ditë.

“Kemi patur një dinamikë të re për disa ditë, që tashmë është shumë negative dhe shumë e fortë dhe situata po përkeqësohet më shpejt në Zvicër, sesa diku tjetër”, deklaroi ai, pas një takimi midis kantoneve dhe Konfederatës.

Shifrat absolute janë akoma më pak mbresëlënëse, sesa në vendet e tjera europiane të populluara shumë, por Zvicra, me një popullsi prej 8,5 milionë, ka regjistruar më shumë se 2 600 raste në 24 orët e fundit.

Tani për tani, qeveria nuk ka marrë ndonjë masë kufizuese, siç bëri gjatë valës së parë të epidemisë, duke ua lënë këtë në dorë kantoneve.

Autoritetet federale e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e një maskë në transportin publik, që nga korriku, megjithatë më pak se gjysma e 26 kantoneve e kanë bërë atë të detyrueshme në dyqane./atsh