Trump i gatshëm të zhbllokojë negociatat për planin e stimulimin ekonomik
Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh edhe një herë sot se është i gatshëm të pranojë ofertën e administratës së tij për të zhbllokuar negociatat mbi një plan të ri mbështetjeje për ekonominë, i gjykuar i nevojshëm për rimëkëmbjen e saj.
“Negociatat midis republikanëve dhe demokratëve për një plan të ri mbështetjeje për ekonominë janë bllokuar dhe po bëhet gjithnjë e më e pamundur që ata të arrijnë një marrëveshje para zgjedhjeve, sepse dy kampeve janë shumë të larg njëri-tjetrit në shumë çeshtje”, theksoi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.
Shtëpia e Bardhë propozoi javën e kaluar rritjen në 1,8 trilionë dollarë të paketës së ndihmës për bizneset dhe familjet amerikane të prekura nga pandemia e COVID-19, duke bërë një përpjekje nga projekti i saj fillestar prej 1.5 trilionë.
Megjithatë, opozita demokrate, e udhëhequr nga Nancy Pelosi, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, e konsideroi këtë propozim të pamjaftueshëm./atsh/























