Rusët zhyten në borxhe, rriten kreditë e këqija
Pandemia COVID-19 ka rritur në nivele rekorde numrin e kredive të këqija në Rusi.
Sipas të dhënave, më shumë se 12.5 milionë kredi të lëshuara nga bankat ruse aktualisht janë joperformuese.
Shoqata Kombëtare e Agjencive të Grumbullimit Profesional thotë se një në çdo gjashtë kredi do të vonohet.
“Pandemia ka pasur një ndikim jashtëzakonisht negativ në cilësinë e portofolit të kredisë”, thotë shoqata në raportin e saj të fundit.
rahasuar me vitin e kaluar, pjesa e kredive të këqija është rritur me 12.5 për qind.
Fatura e përgjithshme e huave të bankave ruse u rrit me 9.8 për qind në tetë muajt e parë të vitit.
“Kapitali në sektorin bankar është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Prandaj, qëndrueshmëria financiare e institucioneve individuale të kreditit gjatë viteve 2021-2022 mund të vihet nën presion”, thotëAgjencia ruse e Vlerësimeve.
Po ashtu, kjo agjenci ka theksuar se bankat komerciale mund të mos jenë të mbrojtura aq mirë.
Burimi: https://www.themoscowtimes.com/2020/10/15/russians-overdue-loans-hit-record-high-a71764























