Fasule e rrahur

Fasule e rrahur

Nevojiten:

 një kilogram fasule Tetove,
 3 – 4 qepë,
 disa thelpinj hudhre,
 një fletë dafine,
 kokrra piperi.

Për çervish:

 300 g qepë apo presh,
 një lugë yndyrë apo vaj,
 spec i kuq,
 kripë, piper.

Përgatitja:

Fasules i jepni një të vluar, ujin ia derdhni dhe qitni ujë tjetër. Shtoni qepën e grirë, disa thelpinj hudhre, fletën e dafinës dhe disa kokrra piper. Kur fasulja të zihet mirë kullojani ujin fasulen rriheni mirë me garuzhdë dhe qiteni në enë me çervishin e përgatitur. Çervishi bëhet nga 300 gramë qepë (për fasule të shijshme më i mirë është preshi), një lugë yndyrë apo vaj, spec të kuq dhe kripë e piper sipas shijes.