Libia rinis fluturimet midis Tripolit dhe Bengazit
Mediat lokale raportuan se një avion i African Airlines mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Benina të Bengazit nga Tripoli pas një pauze prej më shumë se një viti.
Fluturimi i parë nga Tripoli i Libisë mbërriti sot në aeroportin ndërkombëtar Benina të Bengazit pas më shumë se një viti pezullim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se një avion i African Airlines mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Benina të Bengazit nga Tripoli pas një pauze prej më shumë se një viti.
Sipas tyre, avioni ka një delegacion nga aeroporti dhe autoritetet e aviacionit civil për të kontribuar në sigurimin e gjithçkaje të nevojshme për të rifilluar atë dhe për të siguruar zbatimin e masave në ndalimin e përhapjes së koronavirusit (COVID-19).
Më herët aeroporti ndërkombëtar Mitiga i Tripolit njoftoi rinisjen e fluturimeve të tyre midis Tripolit dhe Bengazit.
Aeroporti ndërkombëtar Benina ndodhet në lindje të Benghazit, qyteti i dytë më i madh në Libi dhe ai u mbyll në lidhje me agresionin e gjeneralit renegat libian Khalifa Haftar kundër Tripolit në prill të vitit 2019.
Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sunduesit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.























