Nisin hetimet për terrorizëm pas një sulmi me thikë në Paris
Një burrë është sulmuar me thikë në një lagje në veri-perëndim të kryeqytetit francez, Paris, kanë raportuar disa media, teksa sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia.
Raportimet sugjerojnë se viktimës në rajonin Conflans-Sainte-Honorine i është prerë koka, mirëpo policia nuk e ka konfirmuar këtë pretendim.
Prokurorit francez kundër terrorizmit i është kërkuar që të drejtojë hetimet.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili ka qenë në rrugë drejt Marokut, është duke u kthyer urgjentisht në Paris.
Sulmi është thënë të ketë ndodhur në orën 17:00 me orën lokale, afër një shkolle.
Policia ka arritur në skenën e sulmit, pasi ka pranuar një thirrje për një individ të dyshimtë që ka qëndruar afër shkollës, është cituar të ketë thënë një burim policor për agjencinë e lajmeve AFP.
Agjencia franceze e lajmeve ka thënë se zyrtarët kanë gjetur një burrë të vdekur dhe më vonë kanë parë të dyshuarin 200 metra larg.
Ai i ka kërcënuar zyrtarët policorë me armë të llojit të thikës.
Hetimet për këtë rast është thënë se janë duke vazhduar.























