“Clash Hackers” sulmon ueb faqet e propagandës ruse: Stop gënjeshtrave tuaj
Grupi i hakerëve i njohur me emrin “Clash Hackers” ka sulmuar disa ueb faqe të progandës ruse, duke iu dhënë mesazh se do te vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në të ardhmën nëse vazhdohet me përhapjen e gënjeshtrave.
“Do të vazhdojë me hakimin e sajteve tuaja propaganduese. Për të dërguar mesazh për të gjithë arabët. Ne nuk i pranojmë vrasjet e popullit tonë, stop. Ndaloni gënjeshtrat dhe vrasjet”, janë disa nga mesazhet që ky grup ka lënë në sajtet proganduese ruse pas hakimit.
Viteve të fundit, shteti rus e ka rritur propagandën mediale gjithandej botës.
Imun ndaj kësaj strategjie ruse të përhapjes së lajmeve të rreme dhe gënjeshtarave, nuk është as rajoni ynë.
Janë shumë sajte që funksionojnë në Ballkanin Perëndimor dhe që financohen nga Moska zyrtare, duke u përpjekur që ta shtrijnë ndikim rus. /RTKLive/
























