​Infektologu Sadiku: E nevojshme rritja e kapaciteteve testuese

​Infektologu Sadiku: E nevojshme rritja e kapaciteteve testuese

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar 137 raste të reja dhe një viktimë si pasojë e sëmundjes së rrezikshme koronavirus.

E rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në kohën e sezonit të gripit për infektologun kosovar Izet Sadiku ka qenë e pritshme.

Ai thotë se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së numrit të rasteve që mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.

Sadiku e konsideron të nevojshme rritjen e kapaciteteve testuese në javët e ardhshme dhe një kontroll më rigoroz të respektimit të masave, përfshirë edhe ato ndëshkuese.

Postimi i plotë:

Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19, e cila ka qenë e pritur sidomos tash kur shohim rritjen e shpejtë të rasteve në Evropë.

Java e fundit ka treguar që po hymë shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet evropiane kanë filluar aplikimin e masave të reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontroll një valë të re të infeksionit.

Edhe Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mund të jenë të papërballueshme për sistemin spitalor.

Numri i rasteve në Prishtinë është shumë i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitetet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal, sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndësishëm në këtë fazë se sa parandalimin dhe luftimi i COVID-19 .

Rritja e kapaciteteve testuese, e cila do të vazhdojë të rritet edhe javëve në vijim, punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësorë, rritja e pajisjeve dhe kapaciteteve spitalore, rritja e numrit të inspektorëve.

Janë disa masa që janë ndërmarrë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhënë rezultate. Tash duhet filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të fillojë aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masat aty merren masat ndëshkuese.

Të analizohen veprimtaritë që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë të merren, masa për edukim të tyre. Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal. Të respektohen masat parandaluese. #vendosmasken#ruajedistancen# mbaje higjienën