10:42 / 19.10.2020
Vijojnë protestat në Bjellorusi, opozita i vendos afat Lukashenkos
Mijëra vetë dolën sërish të dielën në Minks, në protestën e radhës kundër presidentit Lukashenko, këtë herë të mbështetur edhe nga opozita bjelloruse, sipas së cilës zgjedhjet janë manipuluar dhe presidenti duhet të dorëzohet.
Që nga zgjedhjet e 9 gushtit, më shumë se 13 mijë qytetarë janë arrestuar, mes tyre edhe liderë të opozitës së vendit.
Opozita i ka vendosur presidentit, Aleksandër Lukashenko, një afat për t’u dorëzuar, që është data 25 tetor, në të kundër do të përballet me protestat mbarëkombëtare, që do të paralizojnë mbarë Bjellorusinë.























