Rezultatet paraprake në Bolivi, fitues kandati i partisë së ish-presidentit
"Lucho do të jetë presidenti ynë. Ai do të kontribuojë në atdheun tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror, veçanërisht në rritjen ekonomike", tha Morales nga Argjentina, ku ai jeton në ekzil që nga viti 2019.
Rezultatet paraprake tregojnë se kandidati i krahut të majt bolivian, Luis Arce, një kandidat i partisë së ish-presidentit Evo Morales, fitoi presidencën e vendit të Amerikës së Jugut duke grumbulluar 52 për qind të votave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u bazuar në sistemin e numërimit të votave të partisë Lëvizja për Socializëm (MAS), Morales njoftoi se Arce do të jetë presidenti i ardhshëm i kombit bolivian.
"Vëllezër të Bolivisë në Botë, Lucho do të jetë presidenti ynë. Ai do të kontribuojë në atdheun tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror, veçanërisht në rritjen ekonomike. Në distancë, unë dua t'u dërgoj urimet e mia më të sinqerta vëllezërve të mi Lucho dhe David", tha Morales në një konferencë për media në Buenos Aires të Argjentinës, ku ai jeton në ekzil që nga viti 2019.
Përveç Arce-s dhe partnerit të tij në garë, kandidatit për nënkryetar, David Choquehuanca, Morales po ashtu uroi ligjvënësit e sapozgjedhur, si dhe lëvizjet shoqërore dhe mbështetësit e MAS-it, duke i falënderuar ata për angazhimin e tyre.
"Motra dhe vëllezër, vullneti i njerëzve është imponuar. Ka pasur një fitore të jashtëzakonshme për MAS-IPS. Tani, ne do të kthejmë dinjitetin dhe lirinë tek njerëzit", tha Morales.
Morales u rrëzua në atë që ai e quan "grusht shtet" pasi iu refuzua një mandat i katërt në zgjedhjet e vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, Bolivia drejtohet nga një qeveri e përkohshme dhe ish-presidenti është në ekzil në Argjentinë.
Sondazhet paraprake të publikuara nga kompania këshilluese "Unitel TV" treguan një fitore në raundin e parë për kandidatin Arce, duke grumbulluar 52,4 për qind të votave ndaj rivalit të tij që grumbulloi 31,5 për qind të votave. Arce duket se ka mbledhur mjaftueshëm vota për fitore në raundin e parë.
"Ne kemi rikthyer demokracinë dhe shpresën. Ne do të ndërtojmë unitet", deklaroi Arce.
Lajmi erdhi menjëherë pas mesnatës në mes të vëzhgimit të ngadaltë zyrtar që ka shkaktuar pasiguri.
Presidentja e përkohshme konservatore e Bolivisë, Jeanine Anez, e përgëzoi Arce-n për fitoren e tij.
"Ne ende nuk kemi një numërim zyrtar, por nga të dhënat që kemi, z. Arce dhe z. Choquehuanca kanë fituar zgjedhjet. I përgëzoj fituesit dhe u kërkoj atyre të qeverisin me Bolivinë dhe demokracinë në mendje", shkroi Anez në rrjetet sociale.
Deri në mëngjesin e sotëm, numërimi zyrtar ka arritur në pak më shumë se 2 për qind të votave, ndërkohë rezultatet paraprake zyrtare ende nuk janë në dispozicion. Morales kritikoi për vonesën e publikimit të rezultateve paraprake nga autoritetet zyrtare.
"Kompanitë e zgjedhjeve refuzojnë të publikojnë rezultatet e votimit. Ata po fshehin triumfin e madh të njerëzve të përfaqësuar nga MAS-IPSP", shkroi Morales në rrjetet sociale.
Unitel njoftoi se do të publikojë rezultatet paraprake në mesnatë.
Gjykata e Lartë Zgjedhore tha se rezultatet zyrtare do të jenë në dispozicion më vonë gjatë javës dhe bëri thirrje për durim derisa të mbarojë numërimi i votave.
Misionet ndërkombëtare të vëzhgimit po ashtu i kanë bërë thirrje popullit bolivian të presë rezultatin zyrtar, i cili mund të zgjasë disa ditë.
Ndërkohë, Organizata e Shteteve Amerikane shprehu "vlerësimin e saj më të thellë për popullin bolivian për qëndrimin e tyre qytetar të demonstruar sot, me ushtrimin masiv dhe në mënyrë paqësore të të drejtës së tyre për të votuar dhe duke e bërë atë në një mënyrë të përgjegjshme".
Organizata tha se ditët e ardhshme do të jenë "vendimtare" për të ardhmen e Bolivisë.























