Kili, përvjetori i kryengritjes së vitit 2019 shndërrohet në trazira
Demonstratat paqësore në qendër të qytetit dhe në qytete të ndryshme në të gjithë Kilin gjatë natës u kthyen në trazira dhe plaçkitje, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën publike.
Dy kisha u përfshinë nga zjarri teksa më shumë se 25 mijë kilianë u mblodhën të dielën në sheshin qendror të Santiagos për të shënuar përvjetorin e parë të kryengritjes së tetorit të vitit 2019, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstratat paqësore në qendër të qytetit dhe në qytete të ndryshme në të gjithë Kilin gjatë natës u kthyen në trazira dhe plaçkitje, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën publike.
Më shumë se 15 stacione të metrosë u mbyllën përkohësisht në mes të trazirave teksa policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve, dyqanet u plaçkitën dhe dy kisha pësuan dëme nga zjarri. Videot tregojnë një kupolë të djegur duke u shembur ndërsa disa protestues festonin.
Sipas policisë së paku 10 persona u arrestuan, e cila raportoi se edhe 18 agjentë u plagosën gjatë protestave të së dielës.
Ministrja e Kulturës, Arteve dhe Trashëgimisë, Consuelo Valdes shprehu "indinjatën" e saj në Twitter.
"Indinjatë dhe trishtim për zjarrin dhe shkatërrimin e famullisë së La Asunción dhe sulmin ndaj kishës së San Francisco de Borja, të dyja ndërtesa të trashëgimisë. Gjëja e parë nesër në mëngjes që do bëj është një ekip nga Këshilli Kombëtar i Monumenteve të Kilit do të shqyrtojë dëmtimin", ka shkruar Valdes.
Ministri i Brendshëm, Victor Perez, u bëri thirrje kilianëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhje.
"Ata që kryejnë këto akte dhune nuk duan që ne kilianët t'i zgjidhim problemet tona në mënyra demokratike", tha Perez pas takimit me presidentin Sebastian Piñera dhe autoritetet tjera në pallatin qeveritar.
Protestat ndodhën një javë para referendumit që do të mbahet më 25 tetor për të hartuar kushtetutën e re, një nga kërkesat kryesore të protestuesve një vit më parë.
Demonstratat e vitit të kaluar u nxitën nga njoftimi i rritjes së tarifës së metrosë në Santiago, por më pas sollën miliona kilianë në rrugë duke kërkuar reforma dhe përmirësime në sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe arsimit. Trazirat vazhduan deri në mars, kur koronavirusi i ri (COVID-19) arriti në vendin e Amerikës së Jugut.
Protestat dhe incidentet e dhunshme janë rishfaqur javët e fundit në Kili, ndërsa qytetarët ngadalë fillojnë të lënë masat anash.
Shpërthimi i COVID-19 ka lënë të vdekur mbi 13.600 kilianë dhe më shumë se 491 mijë të infektuar.























