Stadiumi i kombëtares Polake kthehet në spital
Stadiumi i kombëtares së futbollit të Polonisë do të përdoret si një spital fushor për Varshavën, në rast emergjencash.
Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i qeverisë, duke parë shtimin e rasteve të të infektuarve me Covid-19.
Vendimi erdhi disa ditë pasi qeveria u kërkoi polakëve të “qëndronin në shtëpi” dhe “të punonin në distancë” nëse ishte e mundur, si dhe pas shtimit të kufizimeve për shkak të koronavirusit.
I ndërtuar për finalet e Euro 2012, stadiumi prej 60,000 vendesh ka dhoma konferencash nën stendat e tij në gjendje të akomodojë pacientë. “Rreth 500 shtretër do të instalohen në stadium për të pritur njerëz që kërkojnë shtrimin në spital,” tha zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller. Objekti i ri, që do të ketë rreth 50 shtretër të kujdesit intensiv, do të jetë gati të pranojë pacientë deri në fund të javës. Spitalet në terren mund të krijohen në secilin nga 16 rajonet administrative të Polonisë nëse është e nevojshme, tha Muller.
Gati gjysma e Polonisë u caktua si “zonë e kuqe” nga koronavirusi që nga e Shtuna, me mbylljen e shkollave e me kthimin e mësismit on-line. Restorantet mbyllen në orën 21:00, ndalohen të gjitha grumbullimet, dhe janë vendosur kufizime në numrin e lejuar të personave nëpër dyqane, transportin publik dhe në shërbimet fetare./RTSH























