16:32 / 20.10.2020
Di Maio: Detyrë morale të punojmë për gjeneratat e ardhshme të BE-së
Përballë valës së dytë, një koordinim shumë i ngushtë duhet të mbahet mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio gjatë Forumit të 17-të për dialogun Itali-Spanjë që po mbahet në Romë.
“Ne duhet të rrisim kapacitetin europian për t’iu përgjigjur krizave. Shumë është bërë me miratimin e ‘Next Generation EU’, një ndryshim epokal”, shtoi Di Maio.
“Ne kemi përgjegjësinë dhe detyrë morale të fillojmë ta zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, nënvizoi ai.
“Objektivi është një Bashkim Europian më gjithëpërfshirës dhe më efikas. Qytetarët europianë duhet të jenë në qendër”, deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio./atsh























