Barnier: Londra të shfrytëzojë në maksimum kohën e mbetur për postBrexit-in
BKT
   Bota

Barnier: Londra të shfrytëzojë në maksimum kohën e mbetur për postBrexit-in

Negociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier i bëri thirrje sot Britanisë së Madhe të shfrytëzoje sa më shumë kohën e shkurtër në dispozicion për negociimin e një marrëveshjeje tregtare BE-BM.

“Mesazhi im: ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë kohën që na ka mbetur”, shkroi Barnier në Twitter.

“Dera jonë mbetet e hapur”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen pas një shkëmbimi telefonik me homologun e tij britanik, David Frost, që synon zhbllokimin e negociatave./atsh