13:58 / 21.10.2020
Zgjedhjet në SHBA, Obama i bashkohet sot fushatës së Biden
Ish presidenti amerikan Barack Obama i bashkohet sot fushatës së mikut të vjetër Joe Biden, duke nisur me një fjalim në Filadelfia.
Obama do t’i fokusojë përpjekjet e tij në mbështetje të ish zëvendës presidentit, në shtetet ku po zhvillohet votimi i parakohshëm. Ai do të ndalojë në disa prej atyre që konsiderohen si sheshbeteja vendimtare për zgjedhjen e fituesit.
Demokratët besojnë se ish kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të aktivizojë votuesit në fazën përmbyllëse të fushatës.
Joe Bieden dhe Kamala Harris kanë shpresë se Obama do t’i ndihmojë të fitojnë 3 grupe kryesore; burrat me ngjyrë, komunitetin latin dhe votuesit e rinj.























