Rrëzohet aeroplani bombardues rus Sukhoi Su-34
BKT
   Bota

Rrëzohet aeroplani bombardues rus Sukhoi Su-34

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se, sot në rajonin e Khabarovskit të Rusisë, gjatë një fluturimi stërvitor është rrëzuar bombarduesi rus Su-34, kurse pilotët thuhet se kanë shpëtuar, para se aeroplani të bie në tokë.


Lajmin për rrëzimin e aeroplanit e ka konfirmuar edhe ushtria ruse, duke shtuar se nuk i di shkaqet.

Su-34 është aeroplani bombardues, që ka filluar të prodhohet në vitin 2005 dhe ka ekuipazh prej dy pilotëve.

Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët Su-34, rrëzohen gjatë ushtrimeve të rregullta ushtarake.

Në shumicën e rasteve deri te rrëzimi i aeroplanëve luftarakë rusë vie për shkak të problemeve teknike, probleme të cilat janë si pasojë e vështirësive financiare të kompanive ushtarake ruse që prodhojnë aeroplanë të tillë. Element tjetër i kësaj pasigurie është edhe nxitja nga faktori politik, që ende pa i kryer të gjitha fazat e testimit, fillon prodhimi serik.

Rusisë po i kushton elementi propagandistik, i cili përpiqet që ta provojë “forcën ushtarake”.