Inteligjenca gjermane do të mund të lexojë mesazhet në WhatsApp
BKT
Tech

Inteligjenca gjermane do të mund të lexojë mesazhet në WhatsApp

Qeveria gjermane ka miratuar një projekt ligj me të cilin lejon që institucionet e inteligjencës të mund të lexojnë shkrimet në WhatsApp dhe shkëmbimet e mesazheve të koduara të ngjashme.

Zv. zëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer deklaroi se kabineti i ministrave ka pranuar projektligjin e paraqitur nga Ministria e Brendshme, i cili u njeh mundësinë institucioneve të inteligjencës që të lexojnë shkresat e koduara në WhatsApp dhe aplikacionet tjera të ngjashme.

Sipas këtij aplikacioni, Institucioni i Mbrojtjes Kushtetuese BfV përgjegjës për inteligjencën e brendshme, Shërbimi Federal i Inteligjencës BND përgjegjës për inteligjencën e jashtme, Shërbimi Informativ Ushtarak MAD do të jetë në gjendje të ndjekin dhe kontrollojë mesazhete koduara.

Projektligji pritet të miratohet në Parlamentin Federal. Për zbatueshmërinë e cila do të hyjë në fuqi duke u shndërruar në ligj pas miratimit nga Parlamenti do të vendoset kushti për një vendim gjykate.


MË SHUME NGA Tech