Presidenti i Meksikës zbulon korrupsionin tek fondet e besimit
BKT
   Bota

Presidenti i Meksikës zbulon korrupsionin tek fondet e besimit

Presidenti meksikan, Lopez Obrador paraqiti raportin duke hedhur dritë mbi nivelin e veprimtarisë mashtruese që mbretëronte në menaxhimin e fondeve.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador paraqiti një raport të mërkurën në një konferencë për media që ilustroi turbullirën në të cilën u trajtuan 109 fonde të besimit publik, duke ekspozuar korrupsionin flagrant prapa fondeve publike në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti zbuloi mospërputhje të shumta në lidhje me menaxhimin dhe alokimin e burimeve financiare. Në shumë raste, varësitë që supozohet se kanë përfituar nga fondet e besimit morën një pjesë të vogël të miliona dollarëve të caktuar për ta.

Një nga rastet e përmendura në konferencë përfshinte Trustin për Burimet Sportive të Amerikës Qendrore dhe Karaibeve të Veracruz-it, i cili u themelua në vitin 2009. Qeveria federale transferoi para tek guvernatori i shtetit Veracruz në atë kohë, Javier Duarte, ku 41 milionë dollarët që u investuan në projekt u përdorën për arsye të panjohura. Duarte aktualisht po vuan dënimin me burg për korrupsion dhe përvetësim.

Maria Elena Alvarez-Buylla, drejtoresha e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë (Conacyt), shpjegoi gjatë konferencës se si përmes këtij mekanizmi financimi, më shumë se 1.9 milionë dollarë u transferuan tek kompanitë e mëdha transnacionale dhe bizneset private nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Rreth 44 për qind e burimeve financiare të përcaktuara për kërkime shkencore përfunduan në duart e bizneseve private pa ndonjë përmirësim të dukshëm në zhvillimin teknologjik ose shkencor.

Kompania që përfitoi më shumë nga skema financiare ishte "RH Mexico Simulation and Training", filiali i një kompanie gjermane, e cila mori 72 milionë dollarë përmes fondeve të besimit Conacyt.

Raporti zbuloi përdorimin e fondeve publike dhe financimeve nga ndërmarrjet në pronësi të qeverisë në të cilat 80 për qind e burimeve financiare u përdorën për projekte të infrastrukturës publike. Nga ana tjetër, vetëm 8 për qind ishin përdorur për qëllime shkencore.

"Opozita ka nisur një fushatë dezinformimi rreth këtyre fondeve", tha Lopez Obrador para se të paraqiste raportin.

Deri në 109 fonde të besimit u miratuan për t'u eliminuar ndërsa pasuritë e tyre u sekuestruan nga qeveria me një projekt-ligj që ka nxitur reagime midis politikanëve dhe qytetarëve.