Covid-19, Alimehmeti: Higjiena, distanca, maska janë trinomi

Covid-19, Alimehmeti: Higjiena, distanca, maska janë trinomi

Zëvendësdekani i fakultetit të Mjekësisë, Ilir Alimehmeti, foli për situatën nga pandemia, imunitetin ndaj koronavirusi dhe kujdesin që duhet të ofrohet për personat e prekur në një familje.

Sipas mjeku epidemiolog, në të gjithë botën janë vetëm 5-6 raste personash të riinfektuar me koronavirus dhe kjo shifër është e pallogaritshme.

“Nga pikëpamja e shifrave po të ishim në një konferencë shkencore në këtë moment, këto 6 raste të riinfektimit me koronavirus, 5 prej të cilëve janë lehtë, ne nuk do t’i përmendnim fare. Por në media zakonisht përmenden gjërat e rralla sepse kjo përbën lajm. Dhe rasti i Nevadës ka kaluar të gjithë globin, duke bërë xhiron e botës. Rasti i këtij personi po studiohet dhe deri në këtë moment thuhet që ai nuk ka sëmundje të njohura. Kujtojmë që ka dhe një fals-pozitivitet testi”, tha Ali Mehmeti, njofton A2news.

Më tej mjeku i njohur foli dhe për mënyrën se si duhet të kujdesemi për një person të infektuar në familje. Sipas Alimehmetit, higjiena, distanca, maska janë trinomi kundër këtij virusi.

“Bazat e konceptit janë njësoj si gripi, nuk ka asnjë diferencë. Nëse keni një dhomë të veçantë ku i sëmuri mund të qëndrojë akoma më mirë. Nëse nuk ke mundësi, të paktën duhet mbajtur distancë me njerëzit e tjerë. Higjienë patjetër. Mos përdorni të njëjtat pjata, lugë, gota. Tualeti duhet dezinfektuar shpesh. Maskë për personin e sëmurë dhe ai që kujdeset për të. Higjienë, distancë, maskë janë trinomi”, shtoi mjeku Alimehmeti.