Guinea, disa të vdekur në dhunën pas zgjedhjeve presidenciale
BKT
   Bota

Guinea, disa të vdekur në dhunën pas zgjedhjeve presidenciale

Mediat lokale raportuan se të paktën tre persona u qëlluan për vdekje në lagjen T8 dhe dy të tjerë në zonën Wanindara, të dyja zona të kryeqytetit Conakry, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Disa persona, përfshirë një oficer policie, janë vrarë në përleshjet midis policisë dhe protestuesve pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale të Guinesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet paraprake të shpallura nga Komisioni i Pavarur Kombëtar i Zgjedhjeve (CENI) tregojnë se po udhëheq presidenti në detyrë, Alpha Conde.

Mamadou Camara, një zëdhënës i policisë, njoftoi se një polic u vra nga demonstruesit në kryeqytetin Conakry, duke theksuar se, "Ai u godit me gur në kokë dhe u rrëzua nga demonstruesit".

Mediat lokale raportuan se të paktën tre persona u qëlluan për vdekje në lagjen T8 dhe dy të tjerë në zonën Wanindara, të dyja zona të kryeqytetit Conakry, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Sipas qeverisë, dhuna u shkaktua të hënën në mbrëmje nga "shpallja e fitores së pretenduar" të liderit të Unionit të Forcave Demokratike të Guinesë (UFDG), Celloi Dalein Diallo.

Qeveria ngushëlloi familjet e viktimave dhe u kërkuar qytetarëve të saj dhe partive politike të tregojnë "qetësi dhe përmbajtje".

Pretendimet e Diallo-s për fitore në zgjedhjet presidenciale të së dielës u rrëzuan menjëherë nga qeveria.

Kandidati i opozitës ka denoncuar dhunën e vazhdueshme pasi dje forcat e sigurisë mësynë zyrën e UFGG-së.

"Askush nuk mund të kryejë veprime të tilla të paligjshme dhe të dhunshme kundër selisë së UFDG-së pa u urdhëruar ta bëjë këtë nga Alpha Conde", tha Diallo në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ai tha se sulmi kishte për qëllim shkatërrimin e provave të mashtrimit zgjedhor.

"Së fundmi kam dëgjuar se ata po shkatërronin gjithçka brenda ndërtesës. Askush nuk mund ta bëjë këtë nëse nuk është urdhëruar nga Alpha Conde", tha Diallo.

Në prag të zgjedhjeve, shefi i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, u bëri thirrje "të gjithë aktorëve kombëtarë të sigurojnë që zgjedhjet të kryhen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe paqësore".

Guterres po ashtu u bëri thirrje forcave të sigurisë të veprojnë me përgjegjësi, me përmbajtje maksimale dhe u kërkoi liderëve politikë të zgjidhin çdo mosmarrëveshje që mund të lindë përmes mjeteve ligjore.