Opozita bjelloruse merr çmimin ”Saharov”
Parlamenti Europian i dha sot çmimin ”Saharov” për të drejtat e njeriut opozitës demokratike bjelloruse, figura kryesore e së cilës, Svetlana Tikhanovskaia, ndodhet e strehuar në Lituani.
“Mos braktisni luftën tuaj! Ne jemi në krahun tuaj!”, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në Twitter duke nënvizuar se anëtarët e opozitës, shumica e të cilëve të burgosur apo në mërgim, kishin diçka, që forca brutale nuk mund ta mundë, të vërtetën.
Kjo kandidaturë u mbështet nga grupet kryesore politike të Parlamentit, veçanërisht PPE (e djathta), S&D (socialistët dhe demokratët) dhe Renew Europe (qendra dhe liberalët).
Pas intelektualit ujgur, Ilham Tohti, i dënuar me burgim të përjetshëm në Kinë për “separatizëm”, laureat në 2019, eurodeputetët kurorëzuan një lëvizje të drejtuar veçanërisht nga gratë./atsh























