15:32 / 22.10.2020
Liban, Saad Hariri ngarkohet për formimin e qeverisë
Saad Hariri u emërua kryeministri i ri i Libanit për formimin e një qeverie, njoftoi presidenca pas bisedimeve të detyrueshme parlamentare të drejtuara nga presidenti, Michel Aoun.
Hariri u zgjodh nga një shumicë prej 65 deputetësh, sipas një deklarate të lexuar në një konferencë shtypi nga një zyrtar i lartë presidencial.
Ai kishte dhënë dorëheqjen gati një vit më parë nën presionin e një kryengritjeje të paparë popullore dhe do të duhet të trajtojë formimin e një ekipi të ri qeveritar në një Liban në mes të kolapsit ekonomik./atsh























