Mungesa e kësaj vitamine mund të ju vë në rrezik nga Covid-19

Mungesa e kësaj vitamine mund të ju vë në rrezik nga Covid-19

Hulumtimi i ri ka zbuluar se mungesa e vitaminës C rrit rrezikun tuaj për formën e rëndë të Covidit.

Sipas studiuesve në Universitetin Augusta në Gjeorgji, analizat e mbi 30 studimeve të tjera mbi vitaminën C, treguan se kjo vitaminë mungon në shumë pacientë që zhvillojnë raste serioze të Covid-19 shkruan BestLife.

Por studimi gjithashtu arriti në përfundimin se kjo mungesë mund të ndihmojë në shpjegimin pse virusi prek disa njerëz shumë më tepër se të tjerët, veçanërisht të moshuarit.