Gjermanët presin ndryshime pas zgjedhjeve në SHBA
Ligjvënësit në Gjermani po presin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara duke besuar se kjo do të ketëndikim të rëndësishëm në vendin e tyre por edhe për Evropën.
Në Gjermani, shumë mendojnë se ndikimi izgjedhjeve presidenciale amerikane në vendine tyre është më i madh se kudo në Evropë.
Vendi me ekonominë më të fuqishme në BE strehonte rreth 36 mijë trupa amerikane dheme 200 miliardë dollarë në vit është partnerimë i madh tregtar amerikan në Evropë.
Por marrëdhëniet historikisht të afërta midis dy vendeve janë ftohur pas akuzave të zotitTrump se Gjermania nuk po pëmbushpërgjegjësitë e saj në NATO. Disa ligjvënësgjermanë tani ndihen të shqetësuar përaleancën transatlantike.
“Ka qënë një rrugë e vështirë gjatë katërviteve të fundit, pasi ShBA ndryshuan duke u larguar nga Evropa dhe kushtuar rëndësigjerave të tjera në botë, ose duke u tërhequrnga roli i tyre si mbrojtës e garantues irregullit ndërkombëtar. Gjermania që ështëndërtuar mbi këto parime, po mundohet tëkuptojë dhe të ripozicionohet ndaj këtyrendryshimeve”, thotë Thomas Kleine-Brockoffnga Fondi Gjerman Marshall.
Vendimi i vitit të kaluar i Presidentit Trumppër uljen e numrit të trupave amerikane nëGjermani ngjalli dyshime edhe më të mëdhapër angazhimin e përgjithshëm të SHBA-sëndaj NATO-s.
“Nëse Amerika largohet dhe NATO shuhet, do të shihnim rritje të mosmarrëveshjeve nëEvropë jo bashkim midis vendesh. Pra, do tëkemi një kontinent evropian të përçarë dhe me shumë ballafaqime”, thotë Thomas Kleine-Brockoff nga Fondi Gjerman Marshall.
Jo të gjithë janë pesimistë. Partia e djathtë“Alternativa për Gjermaninë“ mirëpritivendimin e Presidentit Trump për uljen epranisë ushtarake. Të tjerë shohin mundësi tëreja, pavarësisht se kush është president iardhshëm amerikan.
“Nuk mendoj se është rezultat i udhëheqjes sëzotit Trump fakti që ShBA vendosi përparësitë tjera, si për shembull interesat në Paqësor. Mendoj se është koha që evropianët të rritendhe çlirohen nga varësia ndaj Shteteve tëBashkuara”, thotë Sophia Becker ngaKëshilli gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.
Cilido qoftë rezultati përtej Atlatikut, shumënë Berlin besojnë se, për mirë ose për keq, ndryshimi do të ndodhë së shpejti. /VOA























