Maas: Armëpushimi në Libi një sukses i parë vendimtar
BKT
   Bota

Maas: Armëpushimi në Libi një sukses i parë vendimtar

Gjermania, në vijën e frontit në kërkimin e një zgjidhjeje politike të konfliktit në Libi, e përshkroi si sukses të parë vendimtar marrëveshjen për një armëpushim të përhershëm, i nënshkruar sot, në Libi, një vend i minuar nga dhuna që prej vitit 2011.

“Negociatat përfunduan në një sukses të parë vendimtar”, përshëndeti në një deklaratë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili sheh në to një bazë të mirë për zhvillimin e ardhshëm të një zgjidhjeje politike.

“Libia nuk e ka arritur ende qëllimin e saj, por ajo ka pastruar një pengesë të rëndësishme në rrugën drejt paqes. Është e qartë se populli libian dëshiron dhe duhet vetë të formëzojë të ardhmen e vendit të tij”, shtoi ai.

Maas u bëri thirrje, gjithashtu, aktorëve ndërkombëtarë që ta mbështesin plotësisht këtë rrugë dhe të përmbahen ndaj çdo ndërhyrjeje të mëtejshme./atsh