Turqia dërgon 40 tonë ndihmë ushqimore për azerbajxhanasit

Turqia dërgon 40 tonë ndihmë ushqimore për azerbajxhanasit

Turqia dërgoi 40 tonë ndihmë ushqimore bazë për civilët që jeton në zonat afër vijës së parë të frontit të Azerbajxhanit, të cilët janë ndikuar nga sulmet armene.

Pakot me ndihma të dërguara nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) pas ceremonisë së organizuar me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Turqisë në Baku Erkan Ozoral, zëvendëskryetari i Komitetit Shtetëror të Azerbajxhanit për Refugjatët dhe Emigrantët e Detyruar Fuad Huseynov dhe Koordinatori i Programit të TIKA-s në Baku Teoman Tiryaki u dërguan për në rajonin në fjalë.

Ambasadori i Turqisë në Baku, Erkan Ozoral theksoi se Turqia është pranë Azerbajxhanit si në ditë të mirë ashtu edhe në ditë të vështirë.

Ai rikujtoi se Turqia dhe Azerbajxhani janë “një komb dy shtete”.

“Ne e mbështesim deri në fund Azerbajxhanin në luftën e tij për të çliruar  tokat e tij. Mbështetja jonë nuk është vetëm sepse ne jemi vëllezër, por edhe sepse Azerbajxhani po bën një luftë të drejtë. Ne kurrë nuk do t’i lëmë vëllezërit tanë vetëm” tha Ozoral.

Edhe zëvendëskryetari i Komitetit Shtetëror të Azerbajxhanit për Refugjatët dhe Emigrantët e Detyruar, Fuad Huseynov tha se në këtë luftë kanë ndjerë mbështetjen e madhe të shtetit dhe kombit turk dhe falënderoi Turqinë dhe TIKA-m për ndihmat ushqimore.

Këto 40 tonë ndihma, të përbëra nga ushqime të gatshme dhe ushqime të konservuara, do të shpërndahen për 2 mijë familje që jetojnë në rajone afër vijës së frontit në rrethet Terter, Agdam dhe Berde.