Sudani pajtohet për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin

Sudani pajtohet për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin

Sudanese people celebrate in the streets of Khartoum after ruling generals and protest leaders an-nounced they reached an agreement on the disputed issue of a new governing body on July 5. Ashraf Shazly/AFP via Getty Images

Sudani do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, duke u kthyer kështu në shtetin e fundit të Ligës Arabe që vepron kështu.

Sudani ka qenë në armiqësi me Izraelin prej kur ky i fundit është krijuar më 1948.

Ky njoftim vjen disa javë pas hapave të ngjashëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Këto dy vende të Gjirit janë bërë të parat në Lindje të Mesme që kanë njohur Izraelin më 26 vjet.

Jordani ka nënshkruar marrëveshje për paqe me Izraelin më 1994, dhe Egjipti më 1979.

Rritja e numrit të vendeve arabe që formalizojnë lidhjet me Izraelin është dënuar nga palestinezët, të cilët i konsiderojnë këto veprime si tradhti ndaj kauzës së tyre.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se shteti i tij do të nisë normalizimin e lidhjeve me Sudanin, duke e konsideruar këtë vendim si “nisje të një epoke të re” në rajon.

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, ka thënë se qeveria e tij është duke punuar “drejt marrëdhënieve ndërkombëtare që i shërbejnë më së miri njerëzve tanë”.

Kjo marrëveshje pason vendimin e kushtëzuar të presidentit Trump për ta larguar Sudanin nga lista amerikane e vendeve që sponsorojnë terrorizimin, nëse ky vend i Afrikës Veriore paguan kompensimin ndaj viktimave amerikane të sulmeve terroriste.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar më 23 tetor se Sudani ka transferuar 335 milionë dollarë në llogari, për t’iu ndihmuar viktimave të terrorizimit dhe familjeve të tyre., REL