Franca në shtetrrethim, më shumë se 41 mijë raste të reja në 24 orë

Franca në shtetrrethim, më shumë se 41 mijë raste të reja në 24 orë

Qeveria franceze ka marrë vendimin për të vendosur shtetrrethim për 2/3 e vendit.

Ligji do të hyjë në fuqi ditën e sotme, pas një rekordi prej 41.622 raste të reja pozitiv me Covid-19.

Totali i të infektuarve ka arritur në 1 milion persona, njëjtë si Spanja dhe Rusia.

Një javë më parë ndërprerja e çdo lëvizje nga ora 21:00 deri në orën 06:00 u aplikua në Paris dhe 8 qytete të tjera, teksa që nga sot masat janë marrë edhe për 38 zona të tjera.

46 milion banorë do t’i binden ligjit të ri.

Pjesa më e madhe  Europës po përballet javët e fundit me rritje të konsiderueshme të infeksioneve.

Sllovakia do të vendosë një mbyllje të pjesshme për një javë nga e shtuna, duke lejuar vetëm lëvizjet për në punë, pazar për gjërat jetike dhe shkollë për fëmijët më të vegjël.

Sakaq të njëjtat masa ka marrë edhe Republika Çeke dhe Republika e Irlandës.

Shifra të larta infeksionesh ka edhe në Belgjikë, Spanjë dhe Itali.