Netanyahu: Normalizimi me Sudanin, një kthesë e jashtëzakonshme

Netanyahu: Normalizimi me Sudanin, një kthesë e jashtëzakonshme

Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Sudanit, i njoftuar sot nga Shtëpia e Bardhë, është një kthesë e jashtëzakonshme, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Çfarë kthese e jashtëzakonshme! Sot “Khartoum”-i i thotë “po” paqes me Izraelin, “po” njohjes së Izraelit dhe “po” normalizimit me Izraelin”, tha ai në një deklaratë, raporton ATSh

Normalizimi me Sudanin është veçanërisht simbolik.

Pas Luftës Gjashtëditore, kur në vitin 1967 Izraelin pushtoi Cisjordaninë, Jeruzalemin Lindor dhe Gazën, shumica e udhëheqësve arabë u mblodhën në Sudan për të miratuar rezolutën “Khartoum”, e njohur për tre “jo”-të e saj: “jo” për paqen me Izraelin, “jo” për njohjen e Izraelit, “jo” për negociatat me shtetin hebre.

Sudani bëhet kështu vendi i tretë arab, që njofton normalizimin e marrëdhënieve të tij me Izraelin, pas Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.


MË SHUME NGA Bota