NATO forcon misionin e saj në Irak

NATO forcon misionin e saj në Irak

Aleatët e SHBA-së ranë dakord sot të forcojnë misionin e NATO-s në Irak dhe paralajmëruan Uashingtonin kundër një shkëputjeje të njëanshme atje dhe në Afganistan.

“Situata e sigurisë në Irak mbetet shqetësuese, por NATO është e gatshme të forcojë dhe shtrijë misionin e saj të trajnimit të forcave irakiane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton ATSh.

“NATO, aktualisht, ka një personel prej 500 personash në Irak, si pjesë e misionit të saj dhe është e gatshme të shtojë numrin e tyre dhe të zgjerojë përgjegjësitë e tyre në këshillim me autoritetet irakiane dhe me koalicionin global kundër Shtetit Islamik”, shtoi ai.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, nga një sulm amerikan në fillim të janarit pranë Bagdadit, inati anti-amerikan në Irak e ka detyruar Uashingtonin të pezullojë operacionet e koalicionit ndërkombëtar dhe të kërkojë të zvogëlojë praninë e tij në vend.