Trudeau: Marrëveshje për vaksinën e parë kanadeze antiCOVID-19

Trudeau: Marrëveshje për vaksinën e parë kanadeze antiCOVID-19

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau njoftoi sot një marrëveshje me grupin farmaceutik “Quebec Medicago” për të siguruar deri në 76 milionë doza për vaksinën e tyre kandidate kundër COVID-19, e para e prodhuar në Kanada.

“Kur një vaksinë të jetë gati, Kanadaja do të jetë gjithashtu”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Otava do të investojë deri në 173 milionë dollarë kanadezë (111 milionë euro).

Kanadaja tashmë ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë farmaceutike amerikane “Novavax”, “Johnson & Johnson”, “Pfizer” dhe “Moderna”, si edhe me atë franceze “Sanofi”, britanike “GSK” dhe suedezo-britanike “AstraZeneca”.

Në total, qeveria kanadeze shpjegoi se mund të marrë deri në 358 milionë doza për vendin me 37 milionë banorë.